![](https://story.al/wp-content/uploads/2018/05/Screenshot_2018-05-08-23-28-44-1.png)
Eugent Bushpepa kalon në finalen e Eurosong, rokeri emocionoi publikun me performancën
Eugent Bushpepa triumfoi sot në skenën e Festivalit Europian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Artisti shqiptar arriti të klasifikohej mes 10 këngëve të përzgjedhura mes finalistëve të tjerë. Bushpepa realizoi një performancë emocionuese në skenën e Eurovizion, ku këndoi i treti i treti në natën e parë gjysmëfinale të festivalit. Performanca dhe kënga “Mall” e rokerit mori duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit në sallë. Ndërsa votat e publikut i dhanë shansin Bushpepës të prekë natën finale të shtunën bashkë me këngëtarët e votuar nga Austria, Estonia, Qipro, Lituania, Izraeli, Republika Çeke, Bullgaria, Finlanda, Irlanda. Genti përfaqëson Shqipërinë si kantautor me vargje dhe muzikë të shkruar nga ai vetë, një dedikim për partneren e tij./Story.al/
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)