Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta mes djemve më seksi të “Eurovizion 2018”, pozicionet në listë
Është bërë publike lista e 10 këngëtarëve meshkuj më seksi që performojnë në skenën e “Eurovizion”-it këtë vit, renditjet janë bërë nga faqja “Goodevening Europe”. Si rrallë herë, këtë vit, në skenën e “Eurovizion”-it performojnë dy djem shqiptarë, dhe të dy këngëtarët janë pozicionuar më së miri në këtë listë. Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i Shqipërisë është renditur nga “Goodevening Europe” në vendin e gjashtë, nga 10 meshkujt më seksi të “Eurovizion 2018”, dhe për të shkruhet: “Ky person ka vetëbesim, që gjithmonë është seksi dhe pse mos të jetë, kur ai është vokali më i mirë i këtij viti, shkruan Panorama Plus. Nëse “Eurovizioni” do të ishte një konkurs këndimi, padyshim ai do të fitonte. Dhe ne e dimë që rrokerët jetojnë me kafe, cigare dhe pije alkoolike, por ne dëshirojmë që ai të hajë më shumë pica dhe të fitojë disa kile pasi ne preferojmë meshkuj, që peshojnë më shumë se ne”. Ndërsa shqiptari tjetër, Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë në skenën e “Eurovizion”-it, është renditur në vend të dytë nga faqja “Goodevening Europe”, ku shkruhet se: “Ermali ka kaçurrela të bukura që po vdesim t’ia shkulim, një buzëqeshje të sinqertë dhe buzë që dëshirojmë të na puthin”.
Më poshtë lista e plotë është:
Vendi i parë shkon për këngëtarin e Austrisë, Cesar.
2.Ermal Meta i Italisë
3.Aron Veress i Hungarisë
4.Fabrizio Moro i Italisë
5.Mikolas Josef i Republikës Çeke
6.Eugent Bushpepa i Shqipërisë
7.Sevak Khanagyan i Armenisë
8.Alexander Rybak i Norvegjisë
9.Sergiu Mita i Moldavisë
10.Stee Gfeller i Zvicrës