Etrit Berisha “monumental” ndaj Milanit, zbuloni vlerësimet e legjionarëve për fundjavën që sapo lamë pas

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari në këtë renditje është portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili vlerësohet me notën 7,8, ka ruajtur portën e paprekur me Torinon e tij ndaj Milanit duke zhvilluar një paraqitje monumentale ndaj kuqezinjve të Stefano Piolit.

I dyti renditet, Enis Çokaj, i cili është vlerësuar me notën 7,4, nga ku ka shkëlqyer me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit ndaj Dragovoljacit në elitën e futbollit kroat.

I treti është renditur, portieri i Kombëtares shqiptare, Gentian Selmani, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku është paraqitur mirë me skuadrën e Bolusporit.

I katërti është klasifikuar, mesfushori i Shqipërisë, Endri Çekiçi, i cili vlerësohet me notën 7,3, ku ka kryer paraqitje mbresëlënëse me ekipin e tij, Koniaspor.

I pesti është renditur, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku ka spikatur me ndeshjen e zhvilluar ndaj Specias.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE”

PANORAMASPORT.AL