Etnografia shqiptare u ngjit në skenë në zemër të Romës

Një udhëtim mes trashëgimisë dhe identitetit kombëtar

Në një event të veçantë që u mbajt më 19 qershor në kryeqytetin italian, etnografia shqiptare morri vëmendjen që meriton në një mbrëmje kushtuar trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e një prej muzeve më të njohur në Romë, Palazzo Ferrajoli, mblodhi artistë, përfaqësues të diasporës, përfaqësues diplomatikë si dhe figura të njohura të jetës publike shqiptare dhe italiane.

Eventi solli në fokus kostumet tradicionale shqiptare, artizanatin, ritualet popullore, si dhe muzikën folklorike nga treva të ndryshme të Shqipërisë. Përmes ekspozitave dhe performancave publiku pati mundësinë të njihte më nga afër pasurinë kulturore të një prej popujve më të vjetër të Ballkanit.

Eventi u la mbresa të veçanta gazetarëve të Rait, të cilët ishin të pranishëm dhe shprehën kuriozitet për kostumet që kishin veshur vajzat e Miss Universe Albania Kosovo. Ky prezantim është kthyer në një urë të rëndësishme komunikimi mes kulturave dhe një mundësi promovimi për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ky aktivitet i prezantuar nga Albert Dumani dhe nga Miss Universe, Françeska Rustem u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe në afirmimin e identitetit kombëtar përmes trashëgimisë materiale e shpirtërore.

revistavip.al