Etnografi, traditë, turizëm, Nëntori Shqiptar në mes të New York-ut!
New York-u do të mirëpresë për të tretin vit radhazi Nëntorin Shqiptar.
Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, në metropolin amerikan do të organizohet mbrëmja gala me në krye producentin Eduart Deda, organizatori i “Miss Universe Albania” dhe “Miss Universe Kosova”.
Ngjarja më e madhe festive shqiptare në zemër të New York-ut, do të mbahet në sallën klasike “Capitale Ballroom” ku marrin pjesë qinda shqiptarë.
Eventi do të ketë gjithçka, argëtim, etnofolklor, në shqip, në rrënjë shqiptare. Artistë dhe përfaqësues shqiptarë si Manjola Nallbani, Anxhela Peristeri, Soni Malaj e Marsela Çibukaj si dhe të ftuar specialë për të festuar, për të kujtuar, për të krijuar traditën që vazhdon ndër mote. Në prezantimin e Teni Vllaçajt dhe Endi Demnerit.
Mos harroni, më 24 nëntor 2023, në ora 20:00.
Revista Who