Estetistja e vrarë në aksidentin ‘horror’ i lutej drejtuesit të ngadalësonte shpejtësinë (fotot)
Hetimet për një aksident të tmerrshëm hapeshin sot në perëndim të Londrës, pas vdekjes së nënës së një fëmije Yagmur Ozden, e cila përfundoi jashtë automjetit Range Rover që ecte me shpejtësi rreth 150 km në orë, kur u përplas me një pikë furnizimi makinash elektrike në perëndim të Londrës.
Drejtuesi i automjetit Range Rover që kushton rreth 120,000 paundë, 24-vjeçari Rida Al Mousawi si dhe pasagjerja në sediljen e parë Zamarod Arif, i mbijetuan aksidentit të tmerrshëm që ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Në një intervistë nga spitali Arif, tregonte sesi viktima i ishte lutur Al Mousawi të ngadalësonte shpejtësinë, por shtonte se ai preferonte të luante me pasagjerët e tij duke ecur me shpejtësi.
Vaja shtonte se shoqja e saj 32-vjeçare nuk kishte vënë rripin e sigurimit teksa po shkonin në shtëpi në autostradën A40 në orët e vona të darkës.
Të njohurit thonin se 24-vjeçari Al Mousawi, kishte qenë në koma që prej aksidentit të 22 gushtit, por tashmë është duke u përmirësuar në spitalin e Paddington.
Menaxheri i një dyqani bizhuterish gjithashtu kishte dalë nga makina pas aksidentit, i cili ishte regjistruar nga kamera e makinës së një tjetër shoferi.
Ndërkohë vajza 12 vjeçare e viktimës Ozden po qëndron me familjarë dhe i bënte homazhe nënës në rrjetet sociale.
Nëna e një fëmije Yagmur Ozden përfundoi jashtë automjetit Range Rover që ecte me shpejtësi rreth 150 km në orë
Mjeti u përplas me një pikë furnizimi makinash elektrike në perëndim të Londrës.
Drejtuesi i automjetit 24-vjeçari Rida Al Mousawi
Viktima Yagmur Ozden (majtas) me te mbijetuaren e aksidentit Zamarod Arif (djathtas)
Mjeti i perplasur Range Rover ra ne binaret e stacionit Park Royal
Mjeti u përplas me një pikë furnizimi makinash elektrike
Top Channel