Eskorta që porositën online u del transgjinor, dy shqiptarët e dhunojnë dhe e grabisin
Ndodh që të nisesh për qejf, por gjërat përfundojnë për keq. Kështu ka ndodhur edhe me 2 shqiptarë në Itali. Më 23 Maj, dy të rinjtë emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, por mësohet se janë 30 dhe 32 vjeç, kanë porositur online një eskortë.
Por ata janë habitur kur përpara u ka dalë Miranda, një transgjinor. Pas kësaj, ata e kanë dhunuar Mirandën duke i shkaktuar dëmtime të rënda e duke e detyruar transgjinorin që të qëndrojë për 7 ditë në spital si pasojë e plagëve.
Përveç dhunës, ata i vodhën një kompjuter, celularët dhe 500 Euro. Shqiptarët u vunë në pranga pas më shumë se dy muajsh. Po ashtu, sipas mediave italiane, dyshohet se në ngjarje është përfshirë edhe një shqiptar tjetër./tvklan.al