Është zyrtare: Kendall Jenner dhe Devin Booker janë sërish bashkë, më të dashuruar se kurrë

Ah, këta të dy! Trazuan botën dhe ja ku u shfaqën prapë bashkë.

Supermodelja dhe ylli i NBA janë së bashku, kokë e këmbë të dashuruar. Sipas një burimi të afërt me Kendall, çifti i zgjidhi problemet dhe tanimë janë pajtuar. Gjithçka po shkon shumë mirë dhe po kalojnë goxha kohë bashkë.

Madje, patëm fatin t’i shohnim një një tjetër dasmë (pas asaj të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker), pasi Lauren Rothberg, mikesha e Devin u martua, ftoi çiftin. *Khëm, khëm, mbase tërheq këmbën*.

Në fakt, të jemi të sinqertë, ne sikur i kemi rënë në të që në story-n e Kendall, ku shihnim format mbresëlënëse të supermodeles dhe një dorë (e Devin) rreth belit të saj. Kur? Në martesën e Lauren Rothberg pra!

Kendall dhe Devin u ndanë pas dasmës së Kourtney, sepse e shihnin veten në drejtime të ndryshme, por pak pas kohësh, dëshmuan se nuk rrinin dot pa njëri-tjetrin dhe ja ku janë.

Ja pra, e sheh që komunikimi zgjidh gjithçka?

Anabelmagazine