“Është si një ecje për mua…”/ Olta flet për puthjen e shumë komentuar me Luizin

Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka pak ditë që ka përfunduar xhirimet dhe në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Publiku po e pret me padurim sepse kasti është me shumë personazhe të njohur të ekranit.

Një ndër aktoret e “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari, ishte dje e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku rrëfeu përjetimet e filmit, rolin e saj si dhe për kohën që iu rikthye xhirimit.

Ajo tha se shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e “Big Brother VIP”:

“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë”.

Po puthja e shumë komentuar me Luizin?

Olta si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film:

“Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim”.

Por pastaj shtoi se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.