“Është shumë e vështirë të …”- Kejsi flet për lidhjen në distancë me Stresin dhe marrëdhënien me vjehrrin

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ishte kthyer në një telenovelë, pas shumë ndarjesh e ribashkimesh.

Por duket se keqkuptimet mes tyre kanë marrë fund dhe cifti janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Megjithatë martesa e tyre vazhdon në distancë për shkak se Kejsi jeton në Kanada.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit, ajo tregoi se është shumë e vështirë të mbash një marrëdhënie në distancë për shkak se lindin keqkuptime.

“Është shumë e vështirë, duhet të jesh 100 herë me e kujdesshme, e sinqertë, ekspresive etj, sepse kur nuk mund të shihesh është shumë herë më e lehtë të keqkuptohesh. Mendoj se mund të mësosh vërtetë nëse njeri është plotësisht për ty… Kur je e dashuruar nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”- shkroi ajo.

Kejsi rrëfeu edhe marrëdhënien me babain e Stresit, Sali Lushajn, duke thënë se është një nga njerëzit e saj më të preferuar në botë.

“Është një nga njerëzit e mi të preferuar në këtë botë, e dua shumë dhe e konsideroj familje. Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë,”– u shpreh ajo.

Ndërsa pyetjes se “Për çfarë arsye do e lindte Kanadanë për Shqipërinë?”, Kejsi u përgjigj: “Nuk do të ndodhte kurrë.”

/Panoramaplus.al