Është radha e Merit t’i thotë Saimirit ca fjalë dashurie
Meri ka shkruar dy fjalë dedikuar natës së kaluar kur u zgjodh nga Saimiri si vazja që i fitoi zemrën.
“Kur nisa këtë rrugëtim të njohjes me ty në “Love Story”, nuk e mendoja se përfundimi do ishim unë dhe ti! Mbase ishte e destinuar të njiheshim në këtë mënyrë dhe ndoshta fati ka rezervuar diçka të bukur për ne të dy! Ende më duket sikur jam në ëndërr! Mendoj që është një ndër gjërat më të bukura që ndjenjat tona u bashkuan në këtë mënyrë”, shkruan ajo.
Meri ka publikuar edhe dy foto krah Saimirit, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre do vazhdojë dhe ato fjalë që nuk i tha dot dje i tha sot. Saimiri deklaroi se njohja e tyre do vazhdojë jashtë dhe do ja lënë gjërat kohës./revistawho.com