“Është problem, pasi unë..”, Luizi flet për hyrjen e Butrint Imerit në “Big Brother VIP”!

Hyrja e Butrint Imerit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ish-i dashuri i Kiara Titos, prej ditësh është diskutuar në mediat social, kjo për faktin se vetë këngëtari ka nxitur dyshime me postimet e tij në rrjetin e tij social Instagram. Kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e Luizit të cilët mendonin se kjo do t’i bënte keq atij për shkak se ai ka shprehur hapur pëlqimin për moderatoren që prej momentit që ka hyrë në shtëpinë e “Big brother VIP”.

Në lidhje me këtë situatë është biseduar edhe brenda shtëpisë nga Maestro, Luizi, Kiara dhe Efi. Luizi u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në BBV do ta nxirrte atë jashtë loje atë. “Ai është problem. Se ti mund të thuash se jam ndarë me të, kam raporte miqësore, por kjo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, ka shtuar Luizi.

Në këtë moment këngëtari është ndërprerë nga Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra të personave që nuk ndodhen aty. Më herët Kiara ka folur për lidhjen që ka patur me Butrintin edhe pse kur në media qarkullonte romanca e tyre, asnjëri nuk e pranoi ndonëse u fotografuan shpesh bashkë.

“Lidhja ka zgjatur dy vite. Është goxha kohë, por kemi qenë shumë të vegjël. 20 vjeç të dy, moshatarë. Ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar”. Teksa Amosi e pyeti asokohe se pse nuk e provojnë tani që janë më të rritur pasi asaj i shkëlqejnë sytë kur flet për të, Kiara mes buzeqeshje tha, “Nuk e di ka kaluar shumë kohë. Jo nuk ndjej më gjë. Nuk ka rikthime”.

Bordo