“Është një spektakël ku punohet fort”, Romir Zalla flet për rikthimin në “Portokalli”
Aktori i njohur, Romir Zalla është rikthyer në “Portokalli” pas 5 vitesh shkëputje. Ai tregoi për “Pushime On Top” se rikthimet janë gjithmonë të bukura, duke shtuar se ky është një spektakël ku punohet fort për të argëtuar dhe edukuar publikun.
“Portokallia tashmë është brand dhe tashmë është e konfirmuar. Nuk janë pak, po hyjmë në vitin e 18-të të këtij produksioni, i cili vazhdon me jetën e tij artistike.
Nuk është se kam vënë re ndonjë ndryshim të madh me thënë të drejtën, gati-gati nuk më duket se jam shkëputur aq vite, por më duket sikur jam shkëputur 5 ditë, 6 ditë.
Ëshë një spektakël, një program, ku njerëzit punojnë fort, ku ka një energji shumë të madhe në punë dhe ku i gjithë qëllimi e trupës është të nxjerrë në final një shfaqe që t’i shërbejë publikut, jo vetëm për argëtim, por edhe pse jo njerëzit të mësojnë dhe të edukohen nga ato problematika që ne zhvillojmë aty.
Rikthimet janë gjithmonë të bukura, janë një hap më tej, janë gjithmonë një rifreskim i vetes, kështu që është bukur”, rrëfeu Romir Zalla.
Top Channel