Është në pritje të ëmbël? Postimi i fundit i të fejuarës së Brooklyn Beckham ngriti shumë dyshime
E fejuara e djalit të Victoria dhe David Beckham, Nicola Peltz ka ngritur dyshime se mund të jetë në pritje të ëmbël, për shkak të asaj që kishte shkruar në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Aktorja amerikane, 25 vjeç, postoi një foto krah partnerit të saj.
Në foto, Nicola shfaqet duke buzëqeshur vesh më vesh, teksa Brooklyn e puth në faqe. Ajo kishte veshur një fustan me lule dhe një palë taka elegante.
Krah fotos, aktorja shkruajti: “baby b”.
Nicola i postoi të dyja fotot edhe në Instastory për të gjithë ata që mund t’u kishte shpëtuar popstimi.
Ndjekësit filluan të pyesnin menjëherë se çfarë do të thoshte kjo dhe madje disa të tjerë filluan ta urojnë çiftin.
Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë se ajo i është referuar Brooklyn-it me shkronjën b.
Ky postim erdhi menjëherë pas thashethemeve se çifti mund të jetë martuar në një ceremoni sekrete.
Së fundmi, Brooklyn është fotografuar me një rreth unazë në gishtin e tij, e cila duket identike me atë që Nicola postoi sot.