Është në një lidhje me Tom Cruise? Reagon për herë të parë 25-vjeçarja: Edhe pse ai është një person…
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, u përfol së fundmi se është në lidhje me këngëtaren 25-vjeçare, Victoria Canal.
Të dy u panë së bashku në Festivalin Glastonbury në Angli dhe ndoqën performancën e Bruce Springsteen së bashku në stadiumin Wembley.
Megjithatë, këngëtarja e njohur ka bërë të qartë se 62-vjeçari s’është gjë tjetër veçse një mik i mirë i saj.
Në një postim në “Instagram”, Victoria ka mohuar zërat duke thënë se “asnjëherë në jetën e saj nuk priste që të duhej të bënte diçka të tillë”.
“Kjo është e neveritshme, por me sa duket mediat mendojnë se jam në një lidhje me Tom Cruise”, shkruan ajo.
Më pas shtoi: “Më vjen keq që ju mërzit, por nuk jam në një lidhje me të, edhe pse ai është një person dhe artist i mrekullueshëm. Me gjithë seriozitetin, Tom nuk është gjë tjetër veçse një person dhe këshilltar i respektuar dhe inkurajues, si Chris Martin, babai im, mësuesit e mi të muzikës dhe njerëz të tjerë të mençur që më mësuan shumë për muzikën”.
Ora News