Është ndarë apo jo me Kreshnikun? Dafina u përgjigjet aludimeve në mënyrën më epike

Këngëtarja Dafina Zeqiri u është përgjigjur në mënyrë epike aludimeve për ndarjen nga partneri i saj Kreshnik Gjergji.

E gjitha nisi, kur ndjekësit panë se artistja fshiu të gjithë ndjekësit në faqen e saj zyrtare në Instagram. Ajo ndiqte vetëm nënën e saj, studion muzikore dhe Presidenten Vjosa Osmani, por emri i Kreshnikut nuk u pa askund.

Menjëherë nisën thashethemet se çifti po kalonin një periudhë krize ose më e keqja, mund të ishin ndarë.

Megjithatë në përgjigje të të gjitha dyshimeve, Dafina zgjodhi mënyrën epike për t’u vërtetuar të kundërtën. Me dy postime në Instagram, ku shfaqen pranë njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë, Dafina shkruan: Tu e përpilu listën e dasmës…

voxnews.al