Është kozmetika vegane më e mirë për lëkurën, sekretet që duhet t’i dini!

Nga Malbora Gurra/ Expert in Beauty & Fashion Retail.

Produktet vegane jane një trend që përfundimisht nuk do të zhduken nga skena e bukurisë. Nuk janë vetëm të shëndetshme dhe miqësore me mjedisin, por edhe shumë e preferuara. Industria e bukurisë ka kohë që e ka kuptuar rëndësinë e të prodhuarit në mënyrë vegane. Por ende nuk është vërtet e qartë për shumë njerëz se çfarë është saktësisht kozmetika vegane, dhe ku mund t’i gjeni produktet e saj. Për më tepër ja ku keni sqarimin!

  1. Përveç kozmetikës natyrale dhe make-up-it që nuk testohet te kafshët, kozmetika vegane ka qenë buja më e madhe e madhe e bukurisë vitet e fundit. Ndryshimet janë shpeshherë të vogla në një shikim të parë, sepse kozmetika vegane nuk është gjithmonë kozmetikë natyrale. Ndryshe nga kozmetika natyrale, asnjë lëndë e parë shtazore nuk mund të përdoret në produktet vegane. Ashtu si testimi i kafshëve shmanget plotësisht këtu!
  2. Vetëm nga përshkrimi INCI (International Nomenclature of Cosmetic Ingredients), shpesh nuk është e qartë nëse përbërësit janë me origjinë shtazore apo jo.
  3. Për të qenë e sigurt se me të vërtetë produktet kozmetike janë 100 për qind vegane, është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje vulave vegane. Një nga më të njohurat është vula e Shoqërisë Vegane në Mbretërinë e Bashkuar, e dallueshme menjëherë nga luledielli. Produktet me këtë pullë janë të garantuara vegane dhe nuk janë testuar te kafshët.

Lind pyetja është kozmetika vegane më e mirë për lëkurën?

Jo, nuk mund ta thuash këtë në përgjithësi. Intoleranca e lëkurës mund të ndodhë edhe në kozmetikën vegane, sepse përbërësit Bio nuk përshtaten gjithmonë me lëkurën. Disa substanca në kozmetikën vegane, si vaji i pemës së çajit ose kamomili, të cilët në fakt janë kaq të butë, mund të shkaktojnë alergji ose acarim të lëkurës. Intolerancën nga këtyre produketeve, ju mund ta vini re vetëm pas disa ditësh përdorimi. Prandaj është edhe më e rëndësishme që paraprakisht të testoni produktet. Vetëm kështu mund të jeni të sigurt nëse lëkura juaj i toleron produktet qofshin këto vegane ose jo!

www.story.al