“Është konfliktual dhe i paparashikueshëm”, të burgosurit nuk pranojnë Dan Hutrën në qeli
Vrasësi serial i grave, Dan Hutra është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në Tiranë.
Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta.
Lajmi për refuzimin e Hutrës, bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së burgut 302 në Tiranë, të cilat pohuan për “Ora News” se: “…asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën.
Frika për lindjen e konflikteve dhe incidenteve brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmagin dhe mos i binden udhërit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkëta…”.
Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut, ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmtuar Dan Hutrën, në një ambjent tjetër. Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një rregjim special. Ndërsa brenda këtyre 5 ditë të arrestimit, për Dan Hutrën nuk është interesuar asnjë nga të afërmit e tij dhe mbrojtësi ligjor.
Dan Hutra, është autori i vrasjes së Elvira Kurtit, Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut dhe plagosjes së gruas së tij, Elvira Husën, vjehrës Kujtime Hysa dhe të dashurës Marjana Gurakuqi.
Një ditë më parë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dan Hutrën.
Ndërsa prokuroria që po ndjek rastin, pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekzaminim psiqik të tij, për të mësuar përgjegjësinë mendore të tij.
Dan Hutra, gjatë marjes në pyetje në polici ka pranuar të gjithë krimet, duke mos shfaqur asnjë pendesë para hetuesve.