“Është i stresuar, e kanë lënë vetëm në dhomë”, flet babai i ‘Zogut të Tiranës’: Djali 200 mijë lekë ka në bankë, më tha se kur e arrestuan ishin…

Babai i Hermes Nikajt, apo sic njihet ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’, i mohon akuzat e ngritura ndaj djalit të tij për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni.

Mariglen Nikaj tha se ishte babai i Hermesit kur telefonoi mengjesin e sotem në Report Tv, dhe tha se në momentin që djali i tij është kapur në një dhomë në autostradë bashkë me tre persona të tjerë, kanë qenë duke ndenjur normalisht dhe jo lakuriq.

Ai ka akuzuar madje oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët dhe gjyqtarët teksa thote se djali i tij nuk ka asnjë makinë ‘Range Rover’ as apartament, por një dhomë të vogël dhe 200 mijë lekë të vjetra në bankë.

Hermes-2

Sipas babait te Hermesit, nga bisedat telefonike qe ai ben me djalin ne burg, “‘jam mirë’ më thotë, por është i stresuar, pasi është vetëm në një dhomë i mbyllur tek, pa asnjëri. Si mund të rrijë një njeri, edhe kafsha nuk rri dot vetëm”.

Deklarata e babait te Hermes Nikaj:

“Unë jam i ati i Hermesit. Djali im nuk ka lidhje dhe atje ku shkuan dhe i kapën në autostradë në dhomë, janë të gënjeshtra. Në cdo rast policia fotografon dhe i jep në lajme, ndërsa në atë dhomë kanë qenë të tre duke ndenjur, as lakuriq, janë gënjeshtra të disa njerëzve të korruptuar në polici që me siguri edhe ata do i fshijë vetingu.

Jo vetëm që nuk ka lidhje, por njerëz të veçantë kanë shkuar dhe e kanë çuar mish për top. Edhe ajo goca që del me emra në televizione në rehabilitim atje, ajo 10 vjet më e madhe se djali im, edhe e paska marrë djali im për dore e paska hipur në katin e pestë, a ka më budallik se kjo?

Por ju them se e gjitha është e sajuar, ky kalvar. Ai jo vetëm që nuk ka makina Range Rover, ai është një djalë si gjithë të tjerët me punë ne vet ka punuar në disa televizione. E si ka mundësi një nga njerëzit që ka punuar kaq vite të mos thotë një fjalë të mirë për atë, por kanë dalë tre gazetarë…

Hermes-3

Unë komunikoj cdo 7 ditë. ‘Absolutisht asgjë nuk kam bërë’ thotë baba, edhe u qëndron fjalëve, as kam marrë lekë dhe as ryshfet dhe as prostitucion. Ku e panë ata lakuriq? Ishin 10 vetë tha ky i policisë, 10 meshkuj dhe femra duke kërcyer, por janë të gënjeshtra nga më të tmerrshmet. Unë po flas se jam i revoltuar. Ai ka një dhomë të vogël atje dhe as më tepër, cfarë ka? Ku janë këta Ranger Rover apo butiku në privatësi pas  9-katsheve? Janë gënjeshtra dhe të sajuara.

Në radhë të parë dua që gjykata ta shikojë këtë problem dhe të shikojë se cilët ishin këta njerëz të cilët e kanë ngatërruar dhe e kanë futur në këtë qorrsokak. Kjo është një sagë e sajuar nga njerëz të vecantë të policisë. Pas dy apo tre ditësh prapë do të dalë emri i atij,  edhe asnjë lloj versioni, vetëm shfrytëzim prostitucioni. Në shtëpinë tonë nuk ka ardhur një kontroll policie. Unë komunikoj cdo ditë me atë në telefon, sepse telefonat atje janë…flasim përmes telefonit të shtëpisë. Është një gjendje të mirë, ‘jam mirë’ më thotë por është i stresuar, pasi është vetëm në një dhomë i mbyllur tek, pa asnjëri. Si mund të rrijë një njeri, edhe kafsha nuk rri dot vetëm”.