Është i lidhur me dikë jashtë “Big Brother VIP”? Granit Cana flet për herë të parë për të dashurën: Nëse ma sjellin këtu…

Refuzimi që Graniti i bëri Fifit për një lidhje dashurie, nxiti banorët e tjerë të ngrenë disa hipoteza për arsyen pse ish-futbollisti nuk e shihte këngëtaren më shumë se motër. Disa besonin se ai thjesht nuk e pëlqen e të tjerë dyshonin se ka një lidhje dashurie jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e djeshme, Graniti vendosi të hapë zemrën dhe të flasë për herë të parë për të dashurën, gjatë kohës që po fliste me Fifin dhe me Ilirin në dhomën e gjumit.

Konkurrenti tha se është shumë i dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vajzën në fjalë, por familja e saj nuk e di që ajo është e lidhur, me përjashtim të motrës. Megjithatë, Cana tregoi se kur hyri në këtë reality show, gjërat mes tyre ishin lënë përgjysmë.

“Në fillim ka shku shumë mirë, jemi shpenzu tu nejt, tu harxhu shumë kohë bashkë. Erdhi një moment që fillum me u përla. Se kur harxhohesh kalon në një moment toksik. Fillum me i bo njoni-tjetrit keq. Edhe ky fakti që unë kisha për me hy në ‘Big Brother’ e preku.

‘A je i sigurt që po shkon? Kanë me të hongër femrat? Ti shkon në Tiranë pa mu?’… Edhe i thoja ‘Jo, se kjo gjëja e Big Brother më ndihmon edhe në karrierë edhe në punë’. ‘A je i sigurtë që po shkon? Me nime e ki?’. E di sa herë më ka pyetur kështu. I thoja ‘Pse po bohesh merak?’ se xhelozonte. I thoja ‘Jam tu e bo mo shumë për karrierën, se bohesh më shumë influencer. Po ndikohej nga fakti i femrave. Edhe mbeti si pezull ajo. Jam 100 për qind i sinqertë.

Pa vetëdije, thua ‘A po ndodh kjo?’. 360 gradë ndryshe. Po e kam pas edhe pak vështirë me thon në fillim. Ata të shtëpisë së saj nuk e dinin. Fatkeqësisht ajo babin nuk e ka gjallë dhe të shtëpisë së saj jetojnë në Pejë. Unë me të kam bashkëjetuar në Prishtinë.

Motra e vet e ka dit për mu, por jo të tjerët. Një herë e pata thirr në shtëpi për ramazan, por nuk erdhi, i vinte keq. Vetëm ça shkoja në punë, shkoja në shtëpi të merrja ndonjë rrobë dhe të përqafoja mamin, edhe drejt te ajo, non-stop.

Është pak e shkurtër, por e ka një fytyrë… zeshkane. Kur flas për të, s’mund të menoj. Më kanë dalë edhe lot një herë, është diçka që s’muj me e mohu. Nëse e binë ata këtu keni me e kuptu ç’ka domethënë…

Nuk ma merr menja që pranon ajo. Jam tu i nejt besnik. Kur kam ardh këtu, ne e kemi lon si në gjys punën, nuk është se kena kon bashkë. Ka dy motra, një e ka jashtë të martuar”,- tha Granit Cana.

Ish-futbollisti ruajti një marrëdhënie shoqërore me Fifin, e cila pavarësisht të gjithave, vazhdon të bëhet xheloze për të në shtëpi.