“Është e trishtë që nuk do ta lexojnë dot këtë libër”, Blendi Fevziu përlotet në emision

Mbrëmjen e djeshme, gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në programin e Aulonës dhe Fatmës, “Thumb on”.
Gjatë intervistës ai ka folur për librin e tij të ri, “Tirana e Nonës”, dhe ka ndarë detaje të reja mbi të, të cilat e bënë të përlotej.

Blendi-2
“Është një libër që e kam menduar gjithë jetën, është një libër që është ngjizur bashkë me mua kur unë nuk e dija as që do merresha me letërsi, as që do e shkruaja, as që do e kisha pasion për historinë dhe qytetin”, tregoi Blendi.

Blendi-3
I pyetur se çfarë do urrente nëna nga Tirana e ditëve të sotme, Blendi i përlotur u përgjigj: “Nuk besoj se do urrente gjë, madje kjo ishte gjëja e parë që mendova kur lexova librin deri në fund. Ishte një keqardhje drithëruese që ato nuk do ta lexojnë dot këtë libër, është e trishtë”.
Libri “Tirona e Nonës”, ashtu si projektet e mëparshme të Fevziut, ka shkaktuar një reagim mjaft pozitiv.