“Është e rraskapitur”- Kriza në martesë, Kim Kardashian më në fund bashkohet me Kanye West, fotografohet duke qarë në makinë

Kim Kardashian është ribashkuar me bashkëshortin e saj Kanye West të hënën, pasi udhëtoi drejt Wyoming. Ylli i televizioneve u fotografua duke qarë ndërsa bisedonte me reperin në makinë.

39-vjeçarja dukej dëshpëruar teksa fliste me Kanye West. Ky është takimi i tyre i parë pas fushatës presidenciale të reperit në Kaliforni javën e kaluar, ku Kanye West tregoi sesi çifti tentoi të abortonte fëmijën e tyre të parë North dhe la të nënkuptohej se Kim Kardashian e kishte tradhtuar me reperin Meek Mill.

43-vjeçari gjithashtu akuzoi bashkëshorten dhe vjehrrën e tij Kris Jenner në disa postime në Twitter se tentuan ta mbyllnin në çmendinë.

Për të gjitha këto deklarata, ai kërkoi falje publikisht.

Çifti i njohur, që janë prindër të katër fëmijëve të vegjël North, 7 vjeç, Saint, 4, Chicago, 2, dhe Psalm, 1-vjeç, u fotografuan duke biseduar në makinë pasi dolën nga një restorant në Wyoming.

“Ajo është e prekur nga gjithçka dhe gjithashtu e rraskapitur,”– tha një burim për revistën People.

“Ndihet shumë e lënduar nga Kanye. Kim është përpjekur ta kontaktojë shumë herë por ai thjesht e injoron atë. Është një situatë shumë e keqe. Ajo vendosi të udhëtonte drejt tij për të biseduar personalisht me reperin. Nuk dëshironte ta injoronte më.”

/Panoramaplus.al