Është arrestuar në Rinas Klevjol Ahmetaj i njohur ndryshe si “Cllevio Serbiano”

Bëhet me dije se Cllevio ka rënë në pranga pasi akuzohet se përndiqte reperin Rigel Rajkun, i njohur si Noizy. Dyshohet se Cllevio ka përndjekur dhe ka kërcënuar vazhdimit në rrjetin Tik Tok, Noizyn.

Ka qenë Noizy dhe babai i tij që kanë bërë kallzim në polici më 13 prill për Cllevion, duke akuzuar se ai i ka kërcënuar duke u shkaktuar frikë dhe ankth.

Kujtojmë që në qershor të 2022, pati një sherr mes personave në fjalë. Cllevio kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër. Atë kohë u publikua dhe një video ku Noizy shihej duke grushtuar Cllevion.