Është 17-javëshe shtatzënë por nuk i duket aspak barku, fansat e kritikojnë ashpër modelen seksi
Një modele 23-vjeçare është kritikuar ashpër nga ndjekësit e saj në “Instagram”, për shkak se është në pritje të ëmbël dhe nuk i duket aspak barku i rrumbullakosur.
Ajo është Belle Lucia dhe ka plot 1.3 milionë ndjekës në rrjetin social. Modelja që është në javën e 17 të shtatzënisë, vendosi t’u përgjigjej të gjithë atyre që e kanë quajtur anormale për faktin që ka bark fare të vogël.
“Çdo femër e tregon ndryshe shtatzëninë e saj dhe nuk është aspak mirë që shani duke nisur nga format trupore, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një femër të shëndoshë apo për një femër elegante”, shkroi modelja angleze.