Ervini nis jetën në SHBA me Sidritën me vete, historia e dashurisë që la gjurmë
Modeli Ervin Zyfi ka nisur jetë të re në SHBA, ku flitet se do i hyjë botës së kinemasë. Vendimin për largimin e mori pas ndarjes nga Sidrita Sadikaj, vajza simpatike nga Kosova me të cilën krijoi lidhje në “Big Brother”. Po në një farë kuptimi edhe pse s’ janë bashkë ai vazhdon ta mbajë Sidritën me vete. Kjo për faktin se ai verën e kaluar pikturoi në sup, portretin e një vajze, që miqtë e identifikuan si portretin e Sidritës.