Ervin Zyfi i “Big Brother”, pas ndarjes nga e dashura largohet për pushime në Ksamil

Ervin-Zyfi-2

Për modelin shtatlartë dhe simpatik Ervin Zyfi, “Big Brother 9” ishte një eksperiencë shumë e bukur, por që e la pas me angazhimet e tij personale. Në shtëpinë ku çdo aspekt të jetës e shijoi me dinamizëm, duke filluar nga romanca me Sidritën, tek sherri me Damianon, Ervini po përgatitet t’i hyjë botës së kinemasë, që është dhe ambicia e tij kryesore. Bruni simpatik që e kemi parë në klipe muzikore apo sfilita mode, pranon ndarjen përfundimtare nga Sidrita, modelja nga Kosova. Pas kësaj ndarjeje, që sipas burimeve pranë çiftit, erdhi për shkak të distancës fizike, pasi Sidrita jeton në Kosovë, Ervini është larguar për disa ditë pushime në Ksamil. Në këtë foto që kemi siguruar, Ervini duket në formë si gjithmonë.