Ervin Zyfi i “Big Brother”: Me partneren ndoqëm të gjitha fazat e lidhjes serioze, pas celebrimit tani radhën e ka fëmija

30-vjetorin e festoi një Shtetet e Bashkuara të Amerikës afër personit të zemrës. Modeli shtatlartë i “Big Brother” tashmë i ka dhënë fund beqarisë me drejtoreshën e burimeve njerëzore, të cilën ai e konsideron partneren unike të jetës. Edhe pse nuk e mohon që të celebrohej ishte një vendim i vështirë, ai thotë se ndjehet me fat. Për ndryshimin e statusit në moshën 30-vjeçare dhe planin për fëmijë Ervini flet në këtë intervistë për revistën “Story”.

Martesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si do e përshkruaje jetën e re?
Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parëm diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm!

Ervin-Zyfi-1

Një djalë shtatlartë dhe i pëlqyer nga vajzat në Shqipëri, që e mbyll kapitullin e beqarit për të nisur atë të familjarit. U mendove gjatë për marrjen e këtij vendimi?
Lexoj pyetjen dhe i them bashkëshortes: “E shikon moj ç’thonë për mua? I pëlqyer! (Qesh) Përtej shakave t’ju them të drejtën vendimi është i vështirë për t’u marrë, sepse është hap i madh. Por për ne të dy gjërat erdhën gradualisht me njëri-tjetrin. Kështu që mund të them se kapitulli që kam mbyllur, e kam mbyllur pa pishman. Kështu që isha gati për një ndryshim të tillë në jetën time.

Ervin-Zyfi-2

Cila është puna që po bën në Amerikë, e ndjen vërtet se po jeton në realitet ëndrrën tënde?
Unë jetoj në New Jersey-n dhe sa dal nga shtëpia përballë kam një pamje të mrekullueshme të Manhattan. Ky është një lloj frymëzimi për të filluar ditën. Punoj e jetoj mirë! Angazhimi që kam për momentin është puna që unë bëj është elektriçist. Ëndrra amerikane thonë se është një jetë më e mirë, më i pasur dhe më i plotësuar. Unë i kam të gjitha këto, dhe mund të them që po e jetoj këtë ëndërr.

Edhe pse jetoni në SHBA duket se keni ndjekur hapat e njç çifti tradicional. Pas martesës planifikoni të bëheni prindër?
Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!

Ervin-Zyfi-3

Ti hyn tek ata djem që e ke shprehur hapur dashurinë për partneren. Pse e konsideron unike?
Për mua ajo është unike sepse ndodh rrallë të takosh një person që i ka të gjitha vetitë e mira të mbledhura bashkë; besimi, sinqeriteti, respekti, komunikimi, kompromisi, siguria. Është një person i fortë e këto veti ia ka transmetuar edhe marrëdhënies sonë duke e bërë unike edhe atë! Është me fat, dhe jam me shumë fat që e kam në krah! Më të lumturia dyfishohet, dhe mërzia përgjysmohet!

Ervin-Zyfi-4

Je mërzitur ndonjëherë nga jeta në Amerikë duke qenë se shkon nga një eksperiencë e një vendi të vogël si Shqipëria?
Jetën e bën si të duash, jo vetëm në Amerikë por në çdo vend të botës! Mund të them që e kemi në dorë vetë. Dhe në Amerike janë të gjitha shtresat, nga bilionerët tek endacakët e pa strehë. Ne si komunitet jemi komunitet që jemi shumë punëtore, dhe nuk ka shqiptar endacak. Ka nga ata që punojnë nga 20 orë, ka nga ata që punojnë 8 orë, ka nga ata që nuk punojnë më se e kanë siguruar të ardhmen. Unë punoj dhe po e shijoj jetën, pasi nuk po bëj vetëm punë! Kështu e kam zgjedhur ta bëj jetën time! Por fillimet normalisht janë të vështira, e duhet të punosh që të arrish diçka. /Story.al