Ervin Zyfi i “Big Brother” ndryshon prefiks në vendin e ëndrrave, ja si e festoi ditëlindjen në SHBA

Ervin Zyfi, ish-lojtar i “Big Brother” ka festuar 30 vjetorin e lindjes në tokën e ëndrrave, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Celebrating DIRTY30 Big Brother Miami style!”, shkruan ai sipër fotos ku shfaqet duke bërë plazh në Miami Beach. Ish-modeli i njohur ndodhet prej muajsh në New York, ku ka nisur jetë të re profesionale dhe private. Në një intervistë të fundit për një media shqiptare, modeli foli për karrierën që sapo ka nisur. Ai u shpreh se ka marrë oferta për të luajtur si aktor në një serial, detajet për të cilin do t’i zbulojë së shpejti. /Story.al/