Ervin Sinjari: Baba në moshën 40 vjeçare pas një viti dashuri me ekonomisten nga Elbasani, si ndryshoi jeta ime në Tajlandë
Një nga ish-lojtarët më të spikatur të “Big Brother” Ervin Sinjari nuk e ka fshehur asnjëherë që është aventurier i lindur, dhe i pasionuar pas vajzave bionde. Por tashmë djali nga Tirana por që jeton në Tajlandë, e ka përmbysur stereotipin, pasi thotë se ndihet kokë e këmbë i dashuruar me një brune elegante, që quhet Eri. Ajo është një vajzë e panjohur për publikun, 26 vjeçe, nga Elbasani, ka studiuar në Ekonomik, dhe po pret të bëhet nënë nga bashkëjetesa me Ervin Sinjarin. Ai tashmë i ka dhuruar një unazë të mrekullueshme fejese super të shtrenjtë, ndërkohë që po shijojnë në Tajlandë muajt e parë të pritjes së ëmbël për t’u bërë prindër. Për ndryshimin e madh të jetës Ervini flet për revistën “Story”.
Ervin po pret të bëhesh baba, kush është nëna e fëmijës?
Eri është 26 vjeçe nga Elbasani, ka përfunduar studimet për Ekonomik dhe jeton në Tiranë. Aktualisht po bashkëjetojmë në Tajlandë, ku punon si menaxhere e “Hard Rock Hotel” në fudjavë, dhe gjatë javës në restorantin tonë.
Ku u njohët dhe sa kohë keni bashkë?
Jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët, dhe u bë gati një vit që jemi bashkë.
Çfarë pe të veçantë tek partnerja për ta pasur seriozisht në krah?
Sepse është një vajzë shumë e mire. Unë kur unë e shoh, shoh veten tek ajo. Shkurt është si shpirt, s’ka lidhje fare me çfarë kam jetuar në të shkuarën.
Ke rënë në dashuri, apo mendon me logjikë të ftohtë se kjo tip femre të përshtatet ty?
Patjetër. Për mua kjo është dashuri e vërtetë, jo false.
Fëmija që prisni është djalë apo vajzë?
Është herët për ta mësuar gjininë. Gjithçka është në dorën e Zotit.
Keni vendosur të organizoni ceremoni dasme?
Sigurisht po, kur të vijë momenti.
Pamë që i ke dhuruar tashmë unazën e fejesës. Sa kushtoi?
Harrojeni t’ua them sa kushtoi, pasi edhe nëse j’ua them s’do e besoni.
Dikur preferoje biondet, ndërkohë po bëhesh baba me një brune. Kur ndryshuan shijet e tua për vajzat?
Në fakt me biondet kam kaluar kohën, por me brunet mund të kalosh jetën.
Këtë vit feston 40 vjetorin, ishte ky momenti i duhur që një aventurier si ti të krijojë familje?
Po. Mjaft me zuzka dhe kurva, tani është koha e familjes.