Ertugrul bëhet sërish baba, këtë herë me vajzë

Mediat turke kanë zbuluar se aktori Engin Altan Duzyatan është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy të rinjtë kanë vendosur të qëndrojnë atje deri muajin tjetër.

Burime pranë aktorit kanë zbuluar për mediat turke se vajza është pagëzuar me emrin Alara. Engin dhe Neslishah janë prindër edhe të një djali 2 vjeç që quhet Emir, shkruan Who.