Ertan Shabani; burri seksi dhe “i virgjër” i Dilarës tek “Fate të kryqëzuara”, njihuni me aktorin që s’ka pasur asnjë lidhje para celebrimit

Me sy të mëdhenj jeshil, portret të mprehtë dhe trup ideal, përshkruhet nga mediat turke figura e aktorit me origjinë nga Meqedonia, Ertan Shabani. Mbi dy vite më parë ai u përfol për lidhjen me aktoren turke Ebru Özkan, e famshme për rolin e Dilarës në serialin shumë të ndjekur televiziv “Fate të kryqëzuara”. Ebru Özkan dhe Ertan Shabani u martuan në qershor të vitit 2016-të, plot një vit më parë, dhe tashmë mediat e Turqisë flasin për fatin e madh në dashuri të aktorës 38 vjeçare. Ajo, e lindur në 18 tetor të vitit 1978 në Ankara dhe ai, i lindur në 4 dhjetor 1977 në Shkup të Maqedonisë, u takuan në rrethin e aktorëve piacë të Turqisë. Edhe pse janë gati moshatarë duket se kanë gjetur shpirtin binjak tek njëri-tjetri. Por fansat nuk lënë pa komentuar faktin se nga fotot që postojnë Ertan (1 vit më i madh se bashkëshortja e tij) duket shumë më i ri nga aktorja, e cila më shumë se për bukurinë është komplimentuar për elegancën, finesën dhe personalitetin e veçantë. Por çfarë bën përshtypje në biografitë e tyre si aktorë, është se figura e Ertan është e pastër sa u takon lidhjeve me femra, krahasuar me Ebrunë, e cila ka pasur dy histori mediatike, që kanë dështuar. I shquar për rolet e tij në filma e seriale ai ka spikatur në produksione si “Lugina e ujqërve” dhe “Limonata”, sipas mediave ai më shumë se një “djalë i virgjër” është komentuar si shumë “mafioz” sa i takon fshehjes së ish të dashurave, duke e kategorizuar kështu tek djemtë e rrallë të televizionit dhe kinemasë turke, pasi nuk ka të dokumentuar me foto apo shkrime asnjë lidhje.

Ebru Özkan, dhe dy historitë e dashurisë para martesës
Ndryshe ka qenë jeta e Ebru Özkan, e cila është përfolur për dy histori të rëndësishme dashurie, para se të martohej me Ertan Shabanin. Lidhja më e komentuar ishte ajo me aktorin 43 vjeçar, Nejat İşler, me të cilin u fotografua në vitin 2014. Nejat İşler, i diplomuar pranë Akademisë së Arteve të Bukura si aktor, para Ebrusë kishte pasur lidhje me disa nga femrat e bukura të kinemasë dhe serialeve turke, mes të cilave: Belit Özükan, Berrak Tüzünataç, Þebnem Ferah, Cansu Dere dhe Sanem Çelik. Ndërsa, Ebru më parë kishte pasur një lidhje romantike me djaloshin simpatik dy vite më të ri, Caner Cindoruk, marrëdhënie që zgjati nga viti 2009 deri në vitin 2013.