“Erotizëm dhe ndjenjë mes nesh si çift”, Rovena Dilo pranon lidhjen me balerinin?
Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja aktualisht janë një nga çiftet konkurrente të “Dancing With The Stars”. Që nga pjesëmarrja e parë e Rovenës në spektaklin e kërcimit, lindën dyshimet se mes saj dhe Eltionit kishte nisur një histori dashurie. Mediat shkruan gjatë për një lidhje të mundshme por as Rovena dhe as Eltoni nuk e kanë pranuar diçka të tillë, por as nuk e kanë mohuar. Mbrëmjen e djeshme gjatë një diskutimi që është bërë në “Gold Room” me Aulona Mustën dhe Graciano Taganin fjalët që këngëtarja tha na lanë të kuptojmë disi se pranoi më në fund lidhjen e saj me balerinin. Graciano ka shprehur mendimin e tij duke thënë se Eltioni ushtron shumë presion mbi Rovenën gjatë provave të DWTS.”Nuk ka interpretim (në performancë), Rovena më duket pak e trysnuar nga Eltioni. Ndoshta Eltoni nuk e trajton mirë por duket që nuk ka interpretim”, është shprehur Graciano.”Unë jam e lumtur. Nuk besoj se ka ndonjë më të lumtur në DWTS se unë. Pastaj ne na vlerësojnë gjithmonë për interpretim. Na thonë që ka erotizëm, ndjenjë. Unë jam njeriu më i ndjerë. Ndoshta ai që të qorton të do. Ndoshta më ka nxënësen e tij më të preferuar të gjitha kohërave , dhe ja ku jam”, është shprehur Rovena, shkruan Blitz.al.Mos ndoshta këngëtarja sapo na pranoi lidhjen e saj me Eltionin?