Erosi dërgoi një mesazh, e fshiu dhe tani sfidohet nga Nevina publikisht

Nevina Shtylla ka sfiduar Eros Grezdën me një ftesë në emision. Nevina ka marrë shkas nga deklarata e modeles Erjola Doçi.

Kjo e fundi gjatë puntatës së kaluar në “E diell”, e ka konsideruar frikacak Erosin, pasi sipas saj ai i ka dërguar mesazh në Instagram dhe më pas e ka fshirë. “Bëhu burrë”, ishte mesazhi i Erjolës. Nevina do që ta sqarojë këtë deklaratë dhe ka ftuar Erosin në emision për tu përballur.

“Po ta bëj publikisht ftesën për në emision. Ta sqarojmë një herë e mirë këtë punë”, i ka shkruar Nevina Erosit.

A do ta pranojë futbollisti ftesën?