Eros, luks dhe famë ndërkombëtare për Genta Ismajlin, i dashuri biznesmen i premton jetë përrallore si në…
10 vite pas ndarjes problematike nga menaxheri kosovar, 35-vjeçarja planifikon dasmë dhe fëmijë për Vitin e Ri 2020
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është shndërruar në një prej personazheve më të përfolura të momentit.
Eros, luks dhe famë është gjithçka që po i ofron biznesmeni turk, Huseyin Usta, i cili jeton dhe ushtron profesionin në Zvicër. Daljet e tyre të përbashkëta, dhuratat luksoze e pozat seksi të këngëtares ulur në mënyrë provokuese në prehrin e tij, kanë bërë që Genta të jetë në krye të mediave këto ditë të fundit të 2019-ës.
Huseyin duket të jetë marrëzisht i dashuruar pas këngëtares shqiptare, të cilën nuk po e lë pa dhurata, ndërkohë që sipas burimeve pranë çiftit, i ka premtuar asaj një Vit të Ri përrallor si në serialet e famshme turke për 2020-ën.
Genta së fundmi publikoi në rrjetin social “Instagram”, duke treguar dhuratat e shumta luksoze që ka marrë nga i dashuri i saj. Bëhet fjalë për një sërë kutish me veshje të shtrenjta, kryesisht të markës “Louis Vuitton”, të cilat i dashuri i saj ia ka blerë enkas për festa.
“Dashuria ime, ti je i mahnitshëm! Për të gjitha dhuratat e mia të bukura për Krishtlindje! Gëzuar festat të gjithëve!”, ka shkruar Ismajli në “Instagram”.
I dashuri i saj turk po investon shumë para për karrierën e saj muzikore, pasi këngëtarja kosovare është duke përgatitur një projekt muzikor në Turqi me David Jay. Genta Ismajli ka pak kohë që ka nisur jetë të re me milionerin turk në Zvicër, duke gjetur sërish dashurinë në moshën 35- vjeçare, plot 10 vite pas ndarjes problematike prej menaxherit nga Kosova, Milot Binaku.
Pak javë më parë u bë e ditur se artistja është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk të quajtur Husen, por tashmë lidhja po shkon drejt zyrtarizimit. Edhe pse ka qenë gjithmonë mjaft e kujdesshme dhe e rezervuar për jetën e saj private, ditët e fundit kanë qarkulluar foto të ndryshme të çiftit.
Mediat e Kosovës kanë publikuar një imazh më të qartë të partnerit të Gentës ku shfaqen të lumtur, pas pozave romantike brenda një limuzine që nisën të qarkullonin pak ditë më parë. Çifti u shfaq bashkë në një ‘selfie’ dhe duken mjaft të lumtur pranë njëritjetrit.
Kujtojmë se flitet që Genta këto kohë është zhvendosur në Zvicër, pasi aty jeton dhe punon i dashuri i saj.
KUSH ËSHTË BIZNESMENI I FUQISHËM TURK, QË E MBAN SI PRINCESHË GENTA ISMAJLIN?
Po kush është partneri simpatik me të cilin Genta del publikisht, për herë të parë pas një dekade pas ndarjes nga ish-i, Milot Binaku? Ai quhet Husen, është 39 vjeç dhe ka biznese të fuqishme në Turqi dhe në Zvicër.
Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, këngëtarja e njohur është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga mediat turke, për jetën prej princeshe në sajë të të dashurit.
Çifti së fundmi është vendosur të jetojë në Zvicër, aty ku jeton biznesmeni dhe mesa duket ky është vendi që ata kanë zgjedhur për të ndërtuar familjen e tyre të re. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja me postimin e fundit në “Instagram”, ku shihet duke pozuar e vetme në Zvicër, pasi fotografi i fotos është vetë pasaniku turk.
Kujtojmë se Genta ka pak kohë që është larguar nga muzika dhe mesa duket, përkushtimi që i ka bërë lidhjes e ka detyruar të bëjë pak pauzë në karrierën e saj. Para se të deklaronte lidhjen, ajo postonte momente nga takimet romantike me të dashurin, nga ku postonte foto impresionuese me pamje nga deti.
“Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, shkruante ajo përkrah fotos, të shoqëruar me postimin tjetër ku shkruante: “Një darkë romantike, nën dritën e qirinjve dhe me muzikën e violinës në sfond…”
Sa i përket karrierës, Genta Ismajli ka publikuar këngën “Zjarr”, por duket ka rezervuar një tjetër surprizë. Genta do të bashkëpunojë me këngëtarin turk CezaR dhe kënga do të punohet nga vetë artisti turk.
Veç kësaj, thuhet se një pjesë të këngës Genta do ta këndojë në turqisht, një dedikim për të dashurin turk.
PLANET E GENTËS PËR 2020-ËN: DO TË BËHEM NËNË
Genta Ismajli kishte kohë që e mbante të fshehtë lidhjen me milionerin turk, Husen, duke qenë se publikisht ajo ka folur në ekran që muajin prill për planet e saj të jetës për vitin e ri 2020.
E ftuar në “Ftesë në Pesë” me moderatoren Bieta Sulo për të promovuar videoklipin “Zjarr” dhe për të ndarë të reja nga jeta personale, ajo zbuloi planet e saj të jetës për t’i dhënë fund beqarisë në moshën 35-vjeçare.
Prej kohësh ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës me Bietën tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes vitin tjetër. Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër e ndër to nuk mund të mungonte as trupi i bukur.
“Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja. E mesa shihet në foto, Husen duket se i plotëson kushtet më së miri.
Këngëtarja e muzikës pop me origjinë nga Gjilani, por që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këndon kryesisht këngë komerciale pop dhe shquhet për lëvizjet në skenë dhe kërcimin e saj energjik. Ishte vetëm disamuajshe kur familja e saj u vendos në Çikago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private, por edhe se mendonte të hynte në tregun e muzikës shqiptare. E vetëm pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë, Genta filloi një lidhje dashurie me Milot Binakun, që edhe pse po kalonin shumë bukur, vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre publike në vitin 2009.
Për një dekadë të tërë ajo shprehej se ende s’e kishte gjetur mashkullin me të cilin dëshironte të ndante jetën dhe të krijonte një familje.
“Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu! Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet”, është shprehur këngëtarja pak vite më parë.
Që nga mosha 19-vjeçare kur u kthye në Kosovë për të kënduar këngën me titull “Dridhem”, ajo e la Amerikën për të pasur një karrierë të suksesshme në tregun shqiptar. Me fizikun 1.75 m të gjatë, Ismajli e ka prezantuar veten mirë në skenë, duke qenë se ka talent të fshehtë aktrimin dhe sportin e preferuar, volejbollin.
Artistja që gjatë ditës vishet sport dhe mbrëmjeve elegante, këngëtare të preferuar ka Alicia Keys, ndërsa futbollistin më për zemër Ronaldon. Në fotot e fundit ajo shfaqet më klasike pranë të dashurit, duke u prezantuar më serioze edhe në veshje.
Mesa duket, milioneri turk ia ka mbledhur pak, duke i imponuar shijet e tij për veshjet.