Eros Grezda heq dorë nga futbolli, deklarata e papritur e tij
Futbollisti shqiptar Eros Grezda ka mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin e Rudes në Kroaci. Sulmuesi shqiptar la Partizanin në janar për t’u rikthyer në vendin ku jetonte prej vitesh. Mirëpo, aventura e tij e rradhës në kampionatin kroat nuk shkoi aspak siç e priste.
Ditën e sotme, ai ka njoftuar në Instagram se ka marrë vendimin për të pushuar nga futbolli.
“Faleminderit Rudes për mundësinë dhe mirëkuptmin. Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, shkruan sulmuesi.
Kujtojmë se pak javë më parë, Ajsel Abazi konfirmoi ndarjen nga Grezda. Ajsel pohoi lajmin në Instagram, duke deklaruar se është e vërtetë.
“Po është e vërtetë unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë”, shkroi ajo.
iconstyle.al