Ermonela Jaho pushime në Shqipëri me bashkëshortin
Ermonela Jaho është një nga emrat më të njohur të operas në botë dhe sigurisht që fama e saj i ka bërë gjithmonë shqiptarët krenarë. Sopranoja prej vitesh jeton larg Shqipërisë dhe shpesh është në lëvizje në vende të ndryshme të botës për shkak të shfaqjeve të saj artistike. Megjithatë këtë verë ajo ka gjetur mundësinë të vizitojë vendin e saj dhe pushimet në Shqipëri duket se i ka shijuar shumë. Ermonela ka udhëtuar drejt vendeve më të bukura në veri dhe jug të vendit dhe ka ndarë me ndjekësit foto të shumta nga vizitat e saj.
https://www.instagram.com/p/B1S9bugglIu/
Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram-in’ personal imazhe të ndryshme dhe në disa prej tyre si rrallëherë shfaqet përkrah bashkëshortit të saj, Ervinit. Nuk ndodh shpesh që sopranoja të publikojë të tilla foto, duke qenë se rrjetet sociale i përdorë më shumti për promovimin e punëve të saj. Ajo dhe bashkëshorti duken të dy në formë shumë të mirë dhe ndjekësit nuk kanë nguruar t’i komplimentojnë për këtë fakt.
Pak vite më parë në një intervistë për “Financial Times”, Ermonela ka treguar se është njohur me bashkëshortin që në fëmijëri dhe se ajo e ka ditur gjithmonë se ai do të ishte partneri i saj përjetë. /revistawho.com