Ermira Kola rrëfen historinë e jetës: U martova me pronarin e lokalit ku këndoja, sepse partneri artist nuk…

Këngëtarja e njohur e serenatave korçare Ermira Kola, ishte e ftuar në studion e “Rudina” në “Tv Klan” ku foli për karrierën në muzikë, familjen që ka krijuar, dhe mëmësinë si nënë e një djali. Gjatë emisionit këngëtarja rrëfeu historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, Besnikun. “Unë dhe Besniku kemi 13 vite bashkë. Jemi njohur në biznesin ku unë punoja dhe që ai kishte. Aty u dashuruam. Në ato vite unë merresha vetëm me koncerte e festa, dhe e paragjykoja punën në një lokal. Dhe pikërisht aty nisa të punoja. Fillova të ndërtoja jetën në Tiranë. Aty njoha edhe dashurinë time të jetës. Me artistët është pak e vështirë, nuk është kollaj të gjesh dikë që të kuptojë dhe të të mbështesë”, rrëfeu ajo. Më tej u shpreh: “Fati e solli këtë njeri atje ku nuk e prisja. Ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë dhe vendimi ynë erdhi në një moshë të pjekur. Ne kemi bërë një ceremoni fejese dhe pas tre muajsh jemi martuar, s’kishim çfarë të prisnim sepse ne bashkëjetonim. Ne të dy e donim një dasmë. Unë kam kënduar në dasmën time, me mua ka kënduar edhe bashkëshorti im. Pas meje u ngritën të gjithë dhe kënduan, u bë shoë aty. Të ftuar në dasmën tonë kanë qenë 400 vetë në dasmën e bashkëshortit, dhe 300 tek dasma ime. Ne kemi 8 vite të martuar dhe pas këtyre 8 viteve erdhi në jetë Xhoni”, rrëfeu këngëtarja. Këngëtarja 43 vjeçare, e njohur si deputuese e muzikës popullore të Shqipërisë së jugut, ka marrë pjesë edhe në festivale të muzikës së lehtë dhe moderne si dueti me Kozma Dushin në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Të bashkëjetoj me ty”, apo në “Top Fest 3” me këngën “Me ke një borxh”. /Story.al/