Ermiona bën postimin e parë në Instagram pas përjashtimit nga BBV!

Ermiona Lekbello ka bërë postimin e parë në Instagram, pas përjashtimiit të saj nga shtëpia e “Big Brother Vip” këtë mëngjes. Ajo ka ndarë në story një foto ku shihet duke përqafuar Luizin, të cilën e shoqëron me një mesazh të fortë mbështetjeje për këngëtarin.

“Do më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitimtarë, jo humbës, ti je fituesi” ka shkruar Ermiona.

Vendimin për përjashtimin e saj u mor këtë mëngjes me argumentin e dhunës verbale. Masa u komunika për banorët nga Luizi.

Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë me këto hiena.

Luizi: kjo është lojë nervash

Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.

Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali. Do qesh me lote me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim.