Ermali tregon dhe njëherë sa shumë që e do gruan e tij, ja dhurata luksoze që i ka bërë me rastin e mbylljes së sezonit

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, e ka dëshmuar se di të befasojë me super dhurata personin e zemrës, Arianën.

Bashkëshortja e tij kohë pas kohe merr dhurata nga Ermali, këtë e bën të ditur me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ermali ka qëlluar sërish në shenjë së fundmi.

Këngëtari i njohur ka vendosur të surprizojë bashkëshorten e tij me një orë nga brandi “Rolex”. Vlera e kësaj ore të llojit “datejust” që është ëndrra e pothuajse çdo femre, tejkalon shifrën e 10,000 eurove.