Ermali ka një pyetje ‘serioze’ për Luiza Gegën: A je e dashuruar?

Luiza nuk di të ndalet në marrjen e kupave. Nata e saj e parë në ‘Dance Albania’ ishte thjesht dhe vetëm për të bërë nxemjen, sepse në natën e dytë erdhi menjëherë kupa.

Ama shumë pak dihet për jetën e saj private. Gjithë sa dimë është talenti i saj dhe puna e jashtëzakonshme për të arritur majat dhe për të mos u ndalur kurrë.

Por sonte Luiza Gegës i është dashur të japë një përgjigje për situatën e saj sentimentale, pas pyetjeve që shikues të shumtë i kanë bërë Ermal Mamaqit: “Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?” – tha Ermali.

“Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” – tha Luiza duke shtuar: “Për momentin, nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus tjetër… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë” – tha kampionia e atletikës.