Ermali dhe Ariana në ditëlindjen e vajzës na kënaqin sytë me gjithë kukullat e familjes Fejzullahu

Ariana dhe Ermali festojnë sot ditëlindjen e vajzës së tyre, Era. Mes fotosh e kujtmesh të ndryshme dyshja kanë uruar të bijën, në këtë ditë speciale për të voglën.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, Era”, ka shkruar Ariana në foton ku shihet vajza duke përqafuar motrën e saj. Ndërsa Ermali ka ndarë një moment ku teksa është nisur në udhëtim, ka marrë përshëndetjen e fundit nga e bija.

“Urime ditëlindjen, sheqeri i babit, Era”, ka shkruar Fejzullahu në foton ku duart i mban shtrënguar me Erën. Nuk dihet nëse dyshja ka menduar një festë për të voglën për shkak të ‘Covid-19’, por me siguri ata do përpiqen t’i krijojnë Erës kujtimet më të bukura nga kjo ditëlindje, e cila rritet nga viti në vit edhe më shumë.

Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve, Arti, Era, Buna dhe më e vogla e shtëpisë, Ana./revistawho.com