Ermal Peçi ky shpirt i lirë, ka diçka unike në setin ku pozon si fotomodel

Jemi mësuar ta shohim në programet e suksesshme apo spektaklet televizive nga “Heart Attack”, “Dita e shtatë”, “Një kat më lartë”, etj.

Ndryshe nga roli i tij në ekran, moderatori Ermal Peçi surprizon ndjekësit në një set fotografik tejet unik.

Larg pozimeve klasike apo studiove fotografike, ai së bashku me fotografin, Kriks Dumo kanë sjell një set tejet origjinal.

Moderatori duket se gjen veten mjaft mirë edhe si fotomodel, teksa tregon se me këto foto dëshironin të sillnin konceptin e lirisë, limiteve apo kontrasteve mes njeriut dhe kohës.

Revista “Story” ju sjell disa nga fotot e realizuara të Ermal Peçit.

wws.story.al