Ermal Meta prezanton të dashurën e re pas ndarjes së bujshme

Ndoshta jo të gjithë e dinë se dashuria mes Chiara Sturdà dhe këngëtarit të njohur Ermal Meta lulëzoi pikërisht në fund të lidhjes së tij gati 10-vjeçare me Silvia Notargiacomo, radio DJ. Në daljet e tij publike, Erman Meta asnjëherë nuk ka dashur të zbulojë arsyet e vërteta se pse u nda me Silvia Notargiacomo, duke lënë një vello misteri mbi këtë histori që bëri bujë në Itali.

Tashmë këngëtari me origjinë shqiptare është me Chiarën dhe duket se po shijonjnë një qetësi të paçmuar. Një periudhë gëzimi dhe shpirtlehtësie që Chiara dhe Ermali nuk e fshehin më nga publiku.

Chiara Sturdà, e dashura e Ermal Metës, ka lindur në Milano në vitin 1990. Ajo ka studiuar për Ekonomi dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë. Pas diplomimit punoi si praktikante në spitalin Fatebenefratelli në sektorin e kontabilitetit.

Në vitin 2018 ajo i hyri TV në rolin e komentatores sportive për një transmetues lokal. Më vonë Chiara vendosi të nisë rrugën e gazetarisë duke u regjistruar në Sport Italia.

Aktualisht punon si agjente sportive dhe menaxhere marketingu për Top Player Company, një firmë konsulence për atletët, përfshirë lojtarë meshkuj dhe femra.

GOTA NEWS ALBANIA