Ermal Meta pas Italisë pritet të “pushtojë” Europën, sondazhet e nxjerrin fitues të Eurovizionit

Në sondazhet e bëra në faqen online “Wiwibloggs” (faqja online mbi spektaklin e muzikës Europiane), deri tani vendin e parë e kryeson dyshja Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me më shumë se 3500 vota. Kënga e tyre me tematikë terrorizmin “Non mi avete fatto niente” (Nuk më ke bërë asgjë) fitoi “Sanremo 2018”, por duket se do të fitojë dhe Festivalin Europian 2018. Ermal Meta përfaqëson Italinë, ndërsa përfaqësuesi i Shqipërisë Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall” renditet në vendin e katërt sipas këtyre sondazheve. Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe ndryshon dita-ditës, pasi në datën 8 shkurt ishte Eugenti ai i cili kryesonte në vendin e parë.