Ermal Meta ndihmon një familje shqiptare, gati për t’i rindërtuar shtëpinë

Këngëtari i njohur, Ermal Meta, ka vendosur të japë ndihmën e tij për familjet e prekura nga tërmeti. Ai do të japë kontributin e tij në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, ku Brisilda, Erseda, Erildi bashkë me familjen e tyre të mos rrinë në mes të ftohtit dhe rrënojave.

https://www.instagram.com/p/B5ivboWIzIG/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, ka shkruar Meta. Ky është një gjest mjaft i veçantë, për të cilin Shqipëria ka shumë nevojë në këto ditë të vështira.