
Ermal Meta me kostum D&G në “MTV EMA”
Bebe Rexha dhe Dua Lipa nuk ishin të vetmet këngëtare shqiptare, që arritën të tërhiqnin vëmendjen e audiences në “MTV EMA”. Dua doli triumfuese me çmimin “Best Pop”, ndërsa Bebe mahniti audiencën me performancën e këngës “I’m a mess”. Këngëtari i tretë shqiptar i pranishëm në “MTV EMA” ishte Ermal Meta. Për këtë event special, Ermali zgjodhi një paraqitje shumë elegante me kostumin e zi “Dolce & Gabbana”. Ai kishte zgjedhur ta kombinonte kostumin me një këmishë të bardhë me papion, shkruan IconStyle. Ermali, si fitues i “Best Italian Act 2017”, ishte ambasadori i “MTV Italia” në këtë spektakël, bashkë me Yuti Gordo sipas mtv.it.
