Ermal Mamaqit nuk i del ‘inati’ me studion ngjitur, ia ka zënë Luana Vjollca?
Të gjithë e kujtoni hapësirën e së shtunës në Tv Klan, kur Ermali prezantonte ‘Xing me Ermalin’ dhe nga ana tjetër edhe prezantuesen Arbana Osmani, e cila, në të njëjtën hapësirë televizive prezantonte programet e saj në Top Channel. Ermali, asokohe, ‘inatin’ e shprehte vazhdimisht me Arbanën, për shkak se kjo e fundit ia kërcënonte atij shikueshmërinë.
Por e gjithë ishte një shaka e Ermalit, i cili prej disa vitesh e ka lënë pas televizionin, por u rikthye tashmë në jurinë e ‘Dance With Me’. Ama në studion ngjitur, atje ku dikur ai prezantonte “Xing me Ermalin”, Luana Vjollca po përgatitet për projektin e saj të ri televiziv.
Sapo e prezantoi si anëtar të jurisë, Alketa e ngacmoi Ermalin: ‘Komshi, të kanë zënë vendin, komshi. Mundem unë të pres që nga Luana Vjollca të kem farë kosi tek dera kur ta kërkoj?”
“Jo, jo. Unë jam i lumtur që jam këtu tek ish-skena ime e vogël, por e rëndësishme është që kjo skena këtu është akoma këtu dhe është një lumturi e madhe që të jem me këtë publik që… Jo nuk u preka, bëra shaka…” – tha Ermali, ama shtoi se tani do t’ia ndiejnë vërtet mungesën.
“Më fal, se dua të sqaroj diçka. Dy këtu në skenë janë ankuar ndonjëherë për mua që isha këtu komshi dikur me ‘Xing me Ermalin’. Tani do shihni. Tani do të më kërkoni” – tha me të qeshur Ermali.