Ermal Mamaqi surprizon nënën për ditëlindje, pas 60 vitesh e rikthen në vendin ku u rrit
Ditët e fundit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë publikuar foto nga udhëtimi i tyre në Pragë. Mesa duket pas këtij udhëtimi fshihet një arsye shumë e veçantë. Nëna e tij ka festuar ditëlindjen dhe familjarët kanë vendosur ta surprizojnë duke e çuar në qytetin ku u rrit, në Pragë. Me anë të disa fotove të shkrepura këto ditë, duke i krahasuar me ato të shumë viteve më parë, Mamaqi ka ndarë gjithë ndjesitë që ka përjetuar. “Një udhëtim familjar emocionues…
Një mision në Pragë.
Mbas 60 vitesh mami kthehet në vëndin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë.
Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve.
Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka.
MISSION COMPLETED!!
Mamatë janë gjithmonë më të mirat…
(Foto 1. Lart: Mami me motrën, vllain dhe gjyshen/Poshtë : Mami me djalin tim dhe mbesën time) @ Prague, Czech Republic”, shkruan ai. Me siguri ky ka qenë një udhëtim mjaft i bukur, i cili do mbetet gjatë në mendjen e tyre.