
Ermal Mamaqi lë timonin e makinës në lëvizje dhe largohet, çmendet rrjeti
Një video e cila po bën xhiron e rrjetit, shfaq moderatorin e njohur Ermal Mamaqi, teksa i jep makinës. Ai ndodhet së bashku me aktorin Besnik Krapi. Ky i fundit dëgjohet në një moment që i thotë Ermalit se rruga është e bukur dhe ai i përgjigjet: “Të kishim marrë kafe mor burrë”. “A të dal unë ta marr?”, e pyet Besniku, të cilit Ermali i kthehet: “Jo se dal vetë”. Me të thënë këto fjalë, moderatori del nga makina duke e lënë atë në lëvizje, shkruan Panorama Plus. Në ato momente, Besniku e thërret Ermalin, duke i thënë që të kthehet brenda. Ai futet në makinë dhe më pas Krapi zbulon se si qëndron e vërteta.