Ermal Mamaqi bën pjesë të filmit aktorin që na ka bërë të qeshim prej vitesh: Mjeshtri…

“I love Tropoja” mban titullin filmi i Ermal Mamaqit, i cili ka nisur xhirimet prej disa ditësh.

Ermal-2

Ermali dhe aktorët që janë pjesë e kastit të këtij filmi janë vendosur në veri të Shqipërisë, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit momente se si po ecën puna për filmin e re.

Ermal-5

Gjithashtu Mamaqi zbulon edhe personazhet e njohur që ka vendosur që t’i bëjë pjesë të filmit të tij të dytë. Ditën e sotme ai ka publikuar një fotografi të aktorit të mirënjohur, Behar Mera e krahas saj shkruan: “Mjeshtri i humorit Behar Mera nga protagonistët e “I love Tropoja””.

Ermal-3

Behari shfaqet i veshur si polic dhe me siguri ky do të jetë edhe roli i tij, të cilin edhe më herët e kemi parë në këtë rol.

Ermal-4

Ndërsa nga ana tjetër kujtojmë se deri tani është zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.

Ermal-1